Main Menu

Eurovision 2018, edhe 10 shtete sigurojnë rrugëtimin në finale

Në gjysmë-finalen e dytë të Eurovisionit, që këtë vit mbahet në kryeqytetin portugez, rrugëtimin drejt finales e siguruan edhe 10 shtete tjera. Nga 18 garuesit një vend në finale ia doli të sigurojë: Serbia, Moldavia, Hungaria, Ukraina, Suedia, Australia, Norvegjia, Danimarka, Sllovenia dhe Holanda. Finalja e madhe e garës më të rëndësishme për këngën me të mirë të Evropës do të mbahet nesër, pra më 12 maj, ku në skenë do të ngjiten plot 26 garues. Në finale do të performojë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”. Eurovisoni për çdo vit tërheq interesin e miliona njerëzve të cilët e ndjekin drejtpërdrejt në vendin ku mbahet ose përmes ekranit të televizioneve. Vitin e kaluar gara u ndoq nga më shumë se 200 milion shikues nga Evropa dhe e gjithë bota.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share