Main Menu

Pas De Vrij Interi zyrtarizon edhe 2 futbollistë të tjerë, depoziton kontratat në ligën italiane

Interi i sezonit të ri po merr formë kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje tepër deçizive në kampionatin aktual.

Skuadra zikaltër depozitoi dje në ligën italiane kontratën për Stefan De vrij, futbollistin e Lazio-s që në fund të sezonit do t’i bashkohet skuadrës nga Milano, raportoi “Gazetta dello Sport”.

Sot, mediat italiane, raportojnë se Interi ka bërë të njëjtën gjë për dy futbollistë të tjerë që do t’i bashkohen skuadrës për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Asamoah, i cili vjen nga Juventusi, dhe Lautaro Martinez.

Bardhezinjtë ishin paralajmëruar për bisedimet e Interit me Asamoah, ndërsa argjentinasi Lautaro Martinez më 23 maj do të jetë në Milano për të krye vizitat mjekësore.

Por bashkë me të do të vijnë edhe Diego Milito dhe përfaqësuesit e Racingut, sepse objektivi është për ta lënë sulmuesin në Argjentinë deri në fund të vitit 2018, që skuadra e tij ta ketë në dispozicion për Kupën Libertadores. Përgjigja e Interit deri tani është negative.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share