Main Menu

Ka dhe ushqime që pakësojnë oreksin

Kur ndjekim një dietë dobësimi, është normale të ndjejmë dëshirën të hamë disa ushqime me shumë kalori, qofshin këto të ëmbla apo të kripura. E njëjta gjë ndodh edhe kur kemi ankth apo depresion. Për të shmangur një situatë të tillë janë disa ushqime që pakësojnë oreksin dhe mund të konsumohen në çfarëdolloj momenti.

Kosi

Kur keni shumë uri, mjafton të hani një gotë kos pa sheqer që ka 15 gramë proteina mjaft cilësore.

Djathi

Me dy copa djathi mund të kënaqni oreksin tuaj. Zgjidhni ato djathra që kanë pak kripë dhe yndyrna.

Kafja

Kafja përmirëson metabolizmin dhe shmang urinë. Efektet e saj mund t’ju mbajën deri në tre orë pasi e keni pirë.

Speci i kuq

Nëse ju pëlqejnë gjërat pikante dhe të humbni peshë duke mbajtur larg urinë, speci i kuq është ideal.

Lëng frutash

Nuk është njësoj të hani një frut midis vakteve apo një sasi frutash. Mos i shtoni sheqer, por vetëm pak ujë dhe thjesht shpikni çdo ditë lëngje me fruta të ndryshme. Mollë, dardhë, pjeshkë, rrush, portokalle, çdo frut lejohet.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ka një sasi të madhe të ushqyesve thelbësorë të aftë të luftojnë ankthin për ushqimin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share