Main Menu

Vozitës kujdes!Respektoni përparësinë e kalimit

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, vazhdon me kontrollet dhe aktivitetet tjera, për rendin dhe sigurinë në komunikacion në rajon dhe më gjërë.

Më 8 maj prej ora 08.00-13.00, është kryer kontroll aksion, ndaj vozitësve që nuk respektojnë përparësinë e kalimit, ku në qytetin e Tetovës janë zbuluar gjithsej 6 kundërvajtje, nga të cilat 4 janë për mosëdhlënje përparësie ndaj veture që ka lëvizur në drejtim të regulluar me shenjë komunikacioni dhe 2 kundërvajtje tjera lidhur me përparësi kalimi.

Në rajonin e Gostivarit, gjatë aksionit janë konstatuar 9 kundërvajtje të këtilla, nga të cilat 4 kanë të bëjnë me mosëdhënje përparësie në udhëkryqë, 4 janë në rrugë ku komunikacioni është i regulluar me shenjë komunikacioni, dhe 1 kundërvajtje për mosëdhënje përparësie veturës që vjen nga ana e djathtë.

Kundërvajtjet e konstatuara gjatë këtij aksioni, janë aneksuar me gjoba adekuate, të parapara me Ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë, duke shënuar se gjobat lëvizin prej 45-300 euro në kundërvlerë të denarit.

Kontrollet e përforcuara në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, janë planifikuar deri në fund të këtij muaji dhe dy muajve qe vijojnë, ku dhe pritet ardhja e personave të cilët punojnë përkosishtë jashtë shtetit, ku pritet edhe rritja e intenzitetit në përgjithësi në komunikacion, në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share