Main Menu

Gati 100 poetë paraqiten për pjesëmarrje në Festivalin ndërkombëtar të poezisë në Gostivar

Në konkursin e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Shkëndijtë e poezisë – 2018” që në Gostivar po mbahet për të pestin vit me radhë, janë paraqitur 98 autorë nga vendi, Bullgaria, Kroacia dhe Sërbia, njofton Flaka. 

Nga organizatorët e festivalit u njoftuam që konkursi ishte i hapur nga 21 prilli dhe deri më 5 maj, sakaq, konkursi u bë publik paraprakisht nga ana e organizatorëve.

“Ekipi i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Shkëndijtë e poezisë”, është kryesisht i kënaqur nga interesimi i poetëve dhe faleminderohen të gjithë autorët që dërguan poezitë e tyre në konkurs. Njëkohësisht, njofton konkuruesit që komisioni nga dita e diel fillon punën, konkoretisht vlersimin e poezive që arritën në adresë të festivalit. Anëtarët e jurisë do të bëhen publik pasi të jetë kryer vlerësimi i poezive bashkë me rezultatet”, njoftuan për FLAKA, nga organizatorët.

Kujtojmë që festivali mbahet në ndër të dotës edukatorëve sllovenë, 24 maj, kurse organizohet nga Shoqata Kulutore “Dynek” në bashkëpunim me Qendën për Kulturë në Gostivar.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share