Main Menu

Nga futbollist i famshëm në shërbyes kafeneje. Ja kush është

Në Palo Alto të Kalifornisë ekziston një kafene, ku një person pak mbi të 40-at, përshëndet ata që hyjnë, u tregon atyre menynë, mbledh pjatat dhe gotat në tavolinat ku klientët janë larguar. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e njohur turk me origjinë shqiptare, Hakan Shukur. Por çfarë bën ish-kampioni turk në një kafene në Palo Alto?

Shukur është detyruar të braktisë vendlindjen e tij për shkak të bindjeve politike, dhe mbi të gjitha faktit që ka shprehur hapur përkrahjen e tij për armikun e Erdogan, Fetullah Gulen. Vetë Shukur e pranon këtë në një intervistë për “New York Times”, e para që prej shkeljes në SHBA në vitin 2015.

Qeveria e presidentit Erdogan ka lëshuar një urdhërarresti ndaj tij, ndërsa babai përfundoi në burg për thuajse një vit. Të gjitha kursimet e tij, përfshi llogaritë bankare, janë sekuestruar nga regjimi turk. Edhe pse kur tentoi të hynte në politikë, në vitin 2011, ishte pikërisht pjesë e partisë së Erdoganit.


“Nga ai moment, për çdo veprim që bëja më lindnin probleme administrative dhe siklete të të gjitha natyrave”, rrëfen ai. Fama që kishte e ndihmoi me lehtësi atë të siguronte një vend në Parlament, por lufta që presidenti aktual i Turqisë ndërmori ndaj Gulenit, ndjekës i të cilit ishte Shukur, e detyroi ish-sulmuesin e Galatasarayt dhe Kombëtares turke të jepte dorëheqjen. “Nëse do të isha sjellë ndryshe, do të kisha pasur një jetë më të mirë.

“Këtu më pëlqen jeta. Por mbi të gjitha dua që fëmijët e mi të jenë të lirë, të jenë njerëz të pavarur. Dua që ata të mund të vizitojnë vende të tjera, të mësojnë nga kulturat e ndryshme, të takohen me njerëz të të gjitha natyrave, e sigurisht të maturohen si individë të përgjegjshëm. Sapo pamë që gjërat në Turqi nisën të përkeqësoheshin nga dita në ditë, menduam se kishte ardhur momenti i duhur”.

“Turqia do të mbetet vendi im. E dashuroj popullin tim, edhe pse ideja që kanë krijuar tashmë për mua është e shtrembëruar, për shkak të ndikimit mediatik. Gjithsesi situata nuk do të jetë gjithnjë e zymtë. Unë besoj se një ditë do të shihet sërish dritë në fund të tunelit, e ndoshta edhe ne do të kthehemi sërish atje për të përqafuar prindërit,” shprehet ai.

Nëse do t’u tregoja gjithçka që ata dëshironin do të isha bërë ministër. Por ja që tani shes kafe! Të paktën kështu nuk kam humbur respektin që kam fituar me mund ndër vite” tregon ai
Kujtojmë se Hakan Shukur shpërtheu në arenën botërore futbollistike në vitet e para të 2000-shit ku bëri të madh ekipin e Galatasarayt dhe i dhuroi Turqisë vendin e tretë në Botërorin e Koresë së Jugut e Japonisë.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share