Main Menu

Suedia del bllof, i del prejardhja turke recetës tradicionale

Suedia befasohet me prejardhjen turke të recetës tradicionale.Turistëve gjëja e parë që u shkon ndërmend për Suedinë është grupi muzikor ABBA, IKEA për mobilie dhe qoftet – por është koha që njëra prej këtyre gjërave që konsiderohen tipike suedeze të hiqet nga lista.

Suedia përmes faqes zyrtare në Twitter, ka njoftuar se receta ikonë e këtij shteti, në fakt ka prejardhje nga Turqia, transmeton Koha.net.

“Qoftet suedeze në fakt janë të bazuara nga një recetë që Mbreti Charles XII e solli në vendlindje nga Turqia në fillim të shekullit XVIII. T’u përmbahemi fakteve”, ka shkruar faqja zyrtare e Suedisë.

Mbreti Charles, i cili drejtoi Suedinë nga viti 1697 deri më 1718, kaloi pesë vjet në ekzil në Perandorinë Osmane afër Moldavisë pasi ishte mposhtur nga Rusia në Luftën e Madhe Veriore.

Atje, thuhet se ka shijuar qoftet para se recetën e tyre ta sillte në Suedi që qofteve ua shtoi edhe pak patate të skuqura për ta përvetësuar recetën.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share