Main Menu

Edhe 12 ditë vjen Ramazani

Me 16 maj myslimanët nga mbarë bota nisin muajin e agjërimit, i cilësuar nga ta si muaj i shenjtë, në të cilën ata i përkushtohen plotësisht fesë, dhe lidhjes së tyre me krijuesin e gjithësisë.

Për një muaj rresht ata ndërprejnë ushqimin e pijen nga mëngjesi deri në mbrëmje,  si dhe synojnë lënien e veseve të këqija.

 

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor ( e Premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam.

Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.

Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.

 

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share