Main Menu

Medreseja Isa Beu paralelja e vajzave Gostivar përcolli gjeneratën e VII

Medreseja Isa Beu paralelja e vajzave Gostivar sot me datë 02/05/2018 e mërkurë përcolli gjeneratën e VII me një manifestim mbajtur në hapsirat e Medresesë në Gostivar. Në këtë manifestim mori pjesë kreu më i lartë i BFI-së Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, drejtori i gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi ,muftiu i muftinisë së Gostivarit njëherit edhe kordinator i paraleles Prof Shaqir Fetahu , muftit e muftinive të BFI-së , koordinatorët e paraleleve të medresesë, profesorët dhe profesoreshat e medresesë, nxënes dhe student, prind dhe shume miq e dashamir të kësaj vatre edukativo arsimore.

Manifestimi u përcoll me një program të begatshëm dhe emocional , me fjalët e veta përshëndetse u paraqitën muftiu i muftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu, drejtori i gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, kurse fjalën e rastit e mbajti Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi.

Në këtë manifestim morën fjalë edhe maturantet e kësaj gjenerate ku me fjalimet e tyre prekën rëndë zemrat e të pranishmëve. Maturantet e kësaj gjenerate të VII dhuruan dhurata për Reisul Ulemanë H.Sulejman ef. Rexhepi ,drejtorin e Medresesë Isa Beu dhe muftiun e gostivarit në shenjë respekti për kontributin që kanë dhënë ne edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Në fund Reisul Ulemaja dhe drejtori i Medresesë Isa Beu së bashku me Muftiun e Gostivarit ua ndanë maturanteve nga nje mirënjohje dhe trëndafil.

 

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share