Main Menu

Fundjava që kaloi u “rezervua” për kontrollin e motoçiklistëve nga ana e SPB

Në fillimë të vikendit që kaloi, në Tetovë dhe Gostivarë, është ktyer një kontroll aksion lokal disa orësh, të motoçiklistëve pjesëmarës në komunikacion.

Gjatë kontrollit dhe aktiviteteve në Tetovë, janë zbuluarë 71 kundërvajtje, ku shumica janë për mosëpërdorim të helmetës mbrojtëse, drejtim pa leje, dhe me regjistrim të skaduar, derisa numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të zbuluara në Gostivarë është gjithsej 58.

Të gjitha kundërvajtjet janë kompletuar edhe me fletëpagesa të detyrueshme ose për kundërvajtje, të cilat krahas llojit të kundërvajtjes shumat e dënimeve lëvizin prej 50-500 euro, në kundërvlerë të denarit. Krahas kësaj, për shkak të kundërvajtjes doganore, nga ana e policisë janë marë edhe dy motoçikleta, edhe atë një në Tetovë dhe një në Gostivarë.

Numri më i madhë i kundërvajtësve, gjithashtu do jenë të thirur për edukim në komunikacion, ku para së gjithash personat që kanë drejtuar pa leje për vozitje, dhe pa pajisjet mbrojtëse për motoçikletë ku më së shumti është e nevojshme helmeta mbrojtëse.

Aktivitete të këtilla kontrolluese dhe preventive, do të pasojnë edhe muajve të ardhëshëm, ku si theksë të veçantë do të kenë, kundërvajtjet më të shpeshta gjat këtij viti edhe atë, drejtim pa leje për vozitje, dhe pa helmetë mbrojtëse. Kjo për shkak se gjatë këtij muaji, në rajonin më të gjërë të Pollogut, kanë ndodhur disa aksidente trafiku, me pasoja serioze, ku pjesmarës kanë qenë motoçiklistët.

SPB Tetovë, edhe një herë apelon deri te kjo kategori e pjesëmarësve në komunikacion, numri i të cilëve ditëve në vijim do të jetë edhe më i madhë, të shfrytëzojnë detyrimishtë helmetë mbrojtëse dhe pajisje tjera për mbrojtje, më së shumti për siguri personale, dhe të mos ulen mbrapa drejtuesit pa leje për vozitje.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share