Main Menu

Samsung Galaxy X, do të jetë i përthyeshëm

amsung do të rikthehet me një aparat që kujton smartphonët e palosshëm të serisë televizive WestWorld.

Disa detaje, tashmë janë bërë publike:
E para, prodhimi po fillon.

Së dyti, Galaxy X, smartfoni i shumëpërfolur i palosshëm i koreanoëve, do të shfrytëzojë këtë veti për t’u propozuar si hibrid mes telefonit dhe tabletit.

E treta, ai do të dalë në qarkullim gjatë vitit 2019.

Ndërsa e katërta…ai do të ketë plot tre ekrane oled. Ekranet, sipas zërave, do të jenë të lidhur mes tyre përmes një mikro zinxhiri metalik.

Në këtë mënyrë, përdoruesi mund të ndërtojë dispozitivin që i nevojitet më shumë në një moment të ditës, duke përthyer apo zgjeruar ekranin e duke kaluar nga një smartphon rreth 7 inch në një tablet diagonal, të rëndësishëm.

Edhe pse llogaritë mbi dimensionet janë ende pak konfuze. Pavarësisht se duhet ende kohë, drejtuesit e kolosit koreano jugor, nuk e fshehin se ndonjë prototip është prodhuar dhe është parë në panairet e specializuara të këtij viti.

Plani i projektimit duhet të përfundojë sidoqoftë qershorin e ardhshëm dhe pjesa e parë, testuese, 500 mijë deri në 2 milionë aparate, do të shkojë në prodhim gjatë verës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share