Main Menu

Sulmuesi i Gostivarit, Ilirid Ademi: Ju rrëfej çka na ndodhi në Llabunishtë

Skuadra e Gostivarit ka marrë një pikë të rëndësishme në terrenin e papërshtatshëm në Llabunishtë të Strugës, duke luajtur 1-1. Gostivarasit kanë barazuar në minutën e fundit të lojës përmes Ademit, i cili me kokë tundi rrjetën e vendasve, duke sjell gëzim të madh në radhët e ekipit të tyre.

Ademi pas ndeshjes ka rrëfyer për lojën në fjalë, ku ka pohuar se kanë qenë në dijeni se cfarë i është përgatitur në atë ndeshje.

Madje thotë se trajneri i tyre, Mensur Jakupi është sulmuar nga njerëz të papërgjegjshëm.

“Prej fillimit të ndeshjes e dinim se çka na pret në atë ndeshje. Personat jozyrtar sulmuan drejt trajnerit tonë dhe duke bërë presion gjatë gjithë ndeshjesh”, rrëfen në fillim Ademi.

Ai më pas tregon për referimin, që sipas tij ishte katastrofal
“Sa i përket referimit ishte skandaloz. Prej fillimit na janë analuar dy gola të pastër dhe referi Bobi Velickov ndëshkoi dy lojtarë tonë me karton të kuq dhe na u mohua një penallti e pastër”, shtoi ai.

Ademi thotë se goli i tyre ishte një shpërblim për sakrificën e treguar në fushën e lojës.

“Por në fund golin që shënova jam tepër i gëzuar, sepse na është shpërblyer mundi që e dhamë bashkë si skuadër”, përfundoi autori i golit Ilirid Ademi.

Për vendasit shënoi nga pika e bardhë Klecakosvki në pjesën e parë.

Gostivari pas kësaj ndeshje, e 23-ta, ka 46 pikë dhe renditet në vendin e dytë./lajm

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share