Main Menu

Kush ishte Avicii? DJ i ri që vdiq sot

Avicii u nda nga jeta sot në moshën 28 vjeçare duke lënë të shokuar fansat e tij dhe gjithë industrinë e muzikës.

I lindur në kryeqytetin suedez, Stokholm, ai 11 vjet më parë kishte nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale dhe nga ajo kohë kishte njohur vetëm suksese.

Tre vjet më pas, ai prodhoi hitin e tij të parë “Seek Bromance” duke pushtuar toplistat evropiane.

Po atë vit, suedezi nënshkroi me EMI Music Publishing përmes së cilës realizoi hitin e tij “Levels” që ia siguroi atij famën në mbarë botën.

Me këtë këngë ai kishte zënë vendin e parë në toplistat e Hungarisë, Norvegjisë, Holandës,  Suedisë dhe kishte hyrë në top 10-she të toplistave në SHBA, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar.

Sidoqoftë, ishte viti 2013, kur kënga e tij “Wake Me Up” në bashkëpunim me Aloe Blacc kishte pushtuar secilin kontinent, duke zaptuar pozitën e parë në mbi 30 vende të botës.

Pas këtij hiti ndërkombëtar, ai mori nota pozitive edhe për këngët si “Hey Brother” , “Addicted to You” , “The Night”, “Waiting for Love” dhe “Without You”.

Kënga e fundit single që ai e publikoi erdhi në gusht të vitit të kaluar – e që ishte një bashkëpunim me këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Ora.

Gjatë jetës së tij ai realizoi dy albume dhe zhvilloi dy turne. Ishte po ashtu i nominuar dy herë për çmimin prestigjioz amerikan Grammy.

Lajm i befasishëm kishte qenë ai i 2016-tës, kur Avicii kishte njoftuar se po tërhiqej nga turnetë në moshën 26 vjeçare.

Dy vjet më vonë, bota e muzikës merr një lajm tjetër goditës për të – për shuarjen e një prej artistëve që e familjarizoi më së shumti publikun e gjerë me muzikën elektronike.

Rita Ora: Jam pa fjalë, më duket sikur dje ishte hera e fundit kur biseduam

“Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer:, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Twitter.

Dua Lipa: Lajm shumë i keq për të dëgjuar se ka vdekur Avicii

“Lajm shumë i keq për të dëgjuar për shkuarjen e Aviciit. Shumë i ri dhe shumë shpejt. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët, miqtë dhe fansat e tij”, ka shkruar Dua në Twitter.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share