Main Menu

Maqedonasit e Vardarit reagojnë ndaj shqiptarëve të Shkëndijës së Tetovës: Idiotë!

Shkëndija e Tetovës mposhti dje 3-2 Vardarin në transfertë, duke u afruar edhe më shumë me titullin kampion në Maqedoni.

Skuadra shqiptare është 23 pikë para Vardarit, në vendin e parë dhe vetëm 1 pikë e ndan nga trofeu.

Por, festën e lojtarëve të Shkëndijës, dje në dhomat e zhveshjes, futbollistët e Vardarit nuk e kanë pritur mirë. Sipas tyre, ka qenë e ekzagjeruar.

Përmes profileve të tyre në Facebook, lojtarët e Vardarit kanë reaguar ashpër ndaj festës së futbollistëve të Shkëndijës, raporton “Vip Sport”.

Portieri i Vardarit, Filip Gacevski, ka shkruar kundër mbrojtësit 23-vjeçar të Shkëndijës: “Visar Musliu të shoh në instagram që ke vendosur një video kundër Vardarit. Nuk të vjen turp! Ti je një turp i madh! Njeri pa shpirt, ke harruar se Vardarit të bëri lojtar profesionist. Zoti është i madh dhe Vardari është institucion. Mbaje mend, Vardari është Maqedoni”, ka shkruar Gacevski.

“Le të gëzohen pak idiotët nga Tetova pas 4 vitesh torture, të shohin se si është te jesh në krye”, ka thënë Grncarov, duke vijuar: “Kur Shkëndija do të bënte së paku nga ajo që ka bërë Vardari atëherë gëzohuni. Mirëpo si njerëz, edhe njëherë treguat se me festë të tillë jeni klub i vogël, pa histori dhe asgjë pas jush! Me përjashtim të disa lojtarëve që pa dallim i respektoj, dhe kam luajtur me ta”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share