Main Menu

Një banane në ditë rekomandohet për shëndet të mirë

Një banane në ditë mund të shpëtojë jetën.Efektet pozitive në organizëm të një regjimi të shëndetshëm me fruta janë të njohur, por edhe mes vetë frutave dobitë që sjellin në organizëm janë të ndryshme.

E duke studiuar dobitë e bananes, një grup shkencëtarësh në Universitetin e Alabamas dolën në përfundimin se një banane në ditë mund të na shpëtojë jetën.

Sipas studiuesve, banania parandalon sulmet në zemër dhe mpiksjen e gjakut në tru.

“Ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha potasiumi, si banania, mund të parandalojnë bllokimet fatale të arterieve dhe enëve të tjera të gjakut”, thonë në raportin përfundimtar të tyre grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Alabamas, transmeton tch.

Studiuesit shpjegojnë se testimet janë kryer në një grup minjsh të ndarë në 3 kategori. Kategorisë së parë iu dha ushqim me sasi të ulët potasiumi, të dytit sasi normale dhe të tretit ushqim me nivel të lartë potasiumi.

“Vumë re se në grupin e parë qarkullimi i gjakut te minjtë ishte më i ngarkuar, më i vështirë, ndërsa në grupin e tretë arteriet ishin në gjendje perfekte, akoma më mirë se më parë”, thonë shkencëtarët.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share