Main Menu

SHKËNDIJA MPOSHTË VARDARIN NË SHKUP

Shkëndija e Tetovës edhe njëherë dëshmoi se është një skuadër dukshëm shumë
më e mirë se rivali i tyre i vjetër Vardari pasiqë pë të tretën herë mposht Vardarin
brenda këtij sezoni, kësaj here në transfertë me rezultat 2-3 në ndeshjen e zhvilluar
në stadiumin Filipi i dytë në kuadër të Jvës së 28 të Elitës së futbollit të
Maqedonisë. Me këtë fitore titulli kampion po i buzëqesh skuadrës
tetovare.
Shkëndija ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë, ndërsa superioritetin e
tyre ata e dëshmuan që në startin e takimit, kur me anë të Besart Ibraimit në
minutën e 6-të kaluan në epërsi.Ky gol ishte valid deri në dy minuta para fundit të
pjesës së parë, kur Bojan Kolevski nga afërsia barazoi shifrat në 1:1. Ishte ky
rezultati i pjesës së parë, ndërsa fillimi i pjesës s dytë doli të jetë shumë efikas, ku
në 15 minutat e para u shënuan tre gola.Ishin vendasit ata të cilët shënuan të parët
në këtë pjesë, kur Bllazhevski në minutën e 46-të nga pika e bardhë shënoi për
2:1.
Megjithatë ky gol nuk ndikoi negativisht te mysafirët nga Tetova, të cilët
vetëm pas 5 minutave lojë iu kundërpërgjigjën Vardarit me super golin e shënuar
nga ana e Besart Ibraimit, i cili nga gjuajtja e lirë lëshoi një predhë të vërtetë që
nuk kishte kundërpërgjigje nga ana e portierit vendas, Aleksovski.I njëjti ishte pa
përgjigje edhe në minutën e 59-të, kur falë jo zgjuarsisë së bashkëlojtarit të tij të
mbrojtjes, Hambarxhumian, Visar Musliu përfitoi nga kurthi jo i mirë i ofsajdit dhe
i papenguar nga askush shënoi për rezultat 2:3.
Deri në mbyllje të takimit rezultati
mbeti i pandryshuar, ndërsa kjo fitore hap rrugën drejt titullit kampion të
Shkëndijës, që tashmë edhe zyrtarisht mund të festojë të dielën në Tetovë me fitore
eventuale ndaj FC Shkupit.
https://youtu.be/61a2qmNUnqw
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share