Main Menu

Shkëndija ‘luan tenis’ ndaj Pelisterit, titulli më pranë

Shkëndija ka marrë një fitore tenistike në transfertën ndaj Pelisterit dhe ka shkuar edhe më pranë titullit kampion, të cilin mund ta sigurojë të paktën 5-6 javë para fundit të kampionatit.

Kuqezinjtë nga Tetova triumfuan 0-6 në takimin e javës së 27, ndërsa shënuan plot 6 futbollistë të ndryshëm. Serinë e golave e hapi Bojku, për të vijuar më pas me Fazlagiç, Bejtullai, Junior, Alimi dhe Radeski.

Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani përfitoi edhe nga ndalesa e Vardarit, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 dhe çoi në 20 pikë distancën nga vendi i dytë.

“Lojë dominuese, lojë e bukur që rezultoi me 6 gola. Sigurisht se çdo fitore është e mirëseardhur, por në gëzon mënyra se si arritëm fitoren e sotme. Shënuam 6 herë përmes aksioneve të bukura, gjë që tentojmë ta bëjmë gjithmonë. Kur luan në mënyrë kaq bindëse, don s’don edhe publiku do të pajtohet dhe duartrokitjet janë mirënjohje për paraqitjen tonë. Më gëzon fakti se Shkëndija shënon edhe me lojtarë tjerë përveç atyre që jemi mësuar të shënojnë”, tha mes tjerash trajneri Qatip Osmani.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share