Lajme të mira nga Brukseli për Maqedoninë

Raporti i Progresit nga BE për Maqedoninë pritet të jetë pozitiv. Sipas mediave që janë thirrur në detaje nga përmbajtja e raportit thuhet se do të ketë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas informacioneve, raporti i Progresit për Maqedoninë për këtë vit, është njëri ndër më pozitivët që do të publikohet nga Brukseli.

Në raport thuhet se dëmi që është bërë gjatë viteve të kaluara nuk mund të rregullohet brenda natës por Maqedonia e ka tejkaluar krizën e thellë dhe reformat strukturale janë proces i komplikuar që mund të zgjasë.

Për përparim të mëtejmë, të rëndësishme janë realizimi dhe thellimi i procesit për zbatimin e reformave urgjente prioritare.

Çështjet më kritike për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor , si në raportet e viteve të kaluara por edhe në raportet e këtij viti, mbeten sundimi i së drejtës, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

KE-ja përsëri në shumë raste e përdor shprehjen “shtete të kapura” për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Administrate publike në vendet e rajonit mbetet e dobët dhe pak ose aspak nuk ka përparim në fushën e lirisë së shprehjes.”, thuhet se qëndron më tej në raport.

Vlerësime pozitive, siç njofton edhe Radio Evropa e Lirë ka marrë edhe Shqipëria. Raporti për Kosovën thekson se reformat e filluara janë ngadalësuar. Për Malin e zi thuhet se ka përparim në letër por në praktikë ka ngecur kurse ngadalësim i reformave është konstatuar edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbisë do t’i rekomandohet që në BE mund të arrihet me reforma dhe dialog.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share