Main Menu

Reagon trajneri Jakupi: Kjo treshe e arbitrave është bërë “kasap” për Gostivarin!

Trajneri i KF Gostivari, Mensur Jakupi, ka reaguar pas ndeshjes me Teteksin në Tetovë, në të cilën gostivarasit pësuan humbje prej 2-0, në takimin e vlefshëm të javës së 20-t në Ligën e dytë – grupi i Perëndimit.
“Prej fillimt të ndeshjes kishte referim tendencioz. Çdo vendim ishte në dëm të ekipit tonë, duke krijuar presion psikik futbollistëve tanë. Me referim të tillë nuk mund të zhvillohet ndeshje normale. Kjo treshe është bërë ‘kasap’i KF Gostivari”, është shprehur trajneri Jakupi.

Ndeshja Teteks-Gostivari u luajt të shtunën në stadiumin me bar artificial në Tetovë, kurse është gjykuar nga Bobi Velickov i Velesi dhe ndihmësit Manasievski dhe Novacev.

Gostivari është i dyti në tabelë me 37 pikë, një më pak se Makedonija GJP në vendin e parë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share