Shkenca:Inteligjentët i bëjnë me tepri gjërat, shajnë, harrojnë dhe janë të çrregullt

Deri më tani mendohej se personat të cilët shajnë shumë janë të pakulturuar dhe kanë fjalor të kufizuar. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se ata që mund të shprehin më së shumti sharje në minutë kanë IQ më të lartë. Konkludimi i hulumtimit është se këta njerëz janë shumë më elokuentë (shprehës).

Rrini zgjuar më gjatë? Kjo gjithashtu mund të jetë shenjë e inteligjencës së lartë. Hulumtimet e kanë lidhur daljen e mëvonshme në pension me IQ-në e lartë, transmeton Koha.net. Presidenti Obama, Charles Darvin, Winston Churchill, Keith Richards dhe Elvis Presley njihen për faktin se kanë qëndruar zgjuar vonë natën. Nëse e keni shprehi të shkoni vonë në gjumë, ju sigurisht jeni më të mençur.

Studimet kanë treguar se edhe tavolina e çrregullt mund të nënkuptojë gjithashtu se në të është ulur një person shumë inteligjent. Nëse nuk humbni shumë kohë për pastrim dhe organizim, mendja juaj është e ngarkuar me gjëra më të rëndësishme. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se një ambient i çrregullt pune e inkurajon kreativitetin.

A harroni shpesh? Jeni nisur në kuzhinë për thikë dhe gjatë rrugës nga dhoma e ditës në kuzhinë keni harruar për çfarë jeni nisur. Nëse keni qenë në një situatë të tillë shumë herë, tani mund të krenoheni, pasi që përfshiheni në grupin e njerëzve shumë inteligjentë!

Mendja jonë i “harron” informacionet për të cilat konsideron se nuk janë aq të rëndësishme dhe kështu e liron hapësirën për mbamendje të gjërave më të rëndësishme, përcjell Koha.net. Pra, nëse truri gjykon se mund ta kryeni detyrën lehtë, ai i fshin nga kujtesa informacionet e parëndësishme dhe e hap mundësinë për të pranuar informacione të tjera. Nëse truri vlerëson se keni nevojë për më shumë kohë dhe veprim për kryerjen e një detyre të caktuar, ai do ta ruajë të gjithë informacionin e nevojshëm për ta përfunduar detyrën, përgatiti Koha.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share