Main Menu

Barcelona shkruan historinë në La Liga, vendos rekord të ri pas 40 vitesh për më shumë ndeshje pa humbje

Barcelona ka vendosur rekord të ri në kampionatin spanjoll, duke u bërë ekipi që shënon serinë më të madhe të ndeshje pa humbje.

Gjiganti katalunas ka fituar 2-1 në takimin e tyre në shtëpi ndaj Valencias, i vlefshëm për javën e 32-të të La Ligas.Kjo fitore ka bërë që Barcelona ta shkruaj historinë, duke vendosur një rekord historik në futbollin spanjoll.

Blaguranët janë bërë skuadra me më së shumti ndeshje radhazi pa humbje në La Liga, duke ia thyer rekordin Real Sociedadit.

Barcelona ka arritur në 39 ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa klubi bask këtë rekord e kishte arritur mes sezoneve 1978-79 dhe atij 79-80 dhe kishte afër 40 vite pa u thyer.

Lideri aktual i La Ligas ka 32 ndeshje këtë sezon pa humbje në kampionat, ndërsa shtatë ndeshje janë ato të fundit të sezonit të kaluar nën drejtimin e Luis Enriques.

I vetmi futbollistë i cili i ka zhvilluar të gjitha këto 39 ndeshje për gjigantin katalunas është portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen, i cili llogaritet edhe njëri nga më meritorët.

Ndryshe, me fitoren e sotme ndaj Valencias, Barcelona është shumë afër që të shpallet kampion i La Ligas për këtë sezon.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share