Zaev: Jemi shumë afër zgjidhjes së kontestit të emrit

Është arritur përparim për pjesën më të madhe rreth pyetjeve për kontestin me emrin, mbesin vetëm mënyra e përdorimit dhe mënyra ndërkombëtare e përdorimit të emrit, tha kryeministri Zoran Zaev në brifingun e hapur me mediat.

Është e vërtetë që një pjesë e madhe e punëve janë zgjidhur, dhe gjithë kjo që është arritur, mund të vlerësohet si marrëveshje vetëm nëse kemi marrëveshje konkrete. Do të thoja se nuk është zgjidhur vetëm vëllimi dhe mënyra e përdorimit ndërkombëtar të emrit. Shumë afër jemi deri tek zgjidhja që duhet të vërtetohet edhe në pjesën e identitetit, në pjesën e nacionalitetit dhe gjuhës. tha Zaev

Ndërsa lidhur me vërejtjet greke për irredentizëm, Zaev mendon se duhet që të gjenden formulime se nuk kemi synime territoriale, nuk kemi qëllim që ta dëmtojmë kufirin, si dhe nuk do të përzihemi në trashëgiminë e Greqisë, në të njëjtën kohë as ata në trashëgiminë tonë.

Gjithashtu Zaev vërtetoi se referendum do të ketë për emrin, kurse tha se mund të jetë menjëherë pas marrëveshjes eventuale ose para hyrjes së Maqedonisë në Nato ose në BE.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share