Will Ferrell pëson aksident të rëndë, ja gjendja e tij

Aktori i njohur Will Ferrell është përfshirë në një aksident me makinë të enjtën në Kaliforni.

Ferrell, 50 vjeç ishte përfshirë në një aksident me dy automobila në mbrëmjen e të enjtes, shkruan CNN.

Aktori dhe tre pasagjerët e tjerë që gjendeshin në makinë, u dërguan në spital, kurse Ferrell pësoi lëndime të lehta, por është liruar në shtëpi sipas People.

Ferrell është i njohur më së shumti për rolet si “Burgorgin” dhe karakteret e tjera të “Saturday Night Live”, ndërsa thuhej se po kthehej pikërisht nga ai event kur ndodhi aksidenti.

Nuk dihet se çfarë dëmtimesh pati Ferrell, por nga fotogratë e siguruar nga TMZ, aktori shihej i shtrirë teksa po e fusnin në ambulancë për ta dërguar në spital.

Tani thuhet se aktori ka dalë nga spitali dhe është më mirë, pasi nuk kishte ndonjë lëndim serioz.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share