Subvencione prej 200.000 denarësh nëse shtëpinë e vjetër në fshat e bëni apartament turistik

Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrje publike për ndarje të subvencioneve për qëllime turistike të amvisërive nëpër fshatra.Përkrahja financiare është në vlerë prej 60% nga harxhimet e bëra, por jo më shumë se 200.000 denarë dhe e njëjta do të dedikohet për furnizim me pajisje dhe inventar, si dhe rregullimin e hapësirës në amvisëritë e fshatrave.

Afati për paraqitje është 30 shtator 2018, ndërsa mjetet financiare do të ndahen në bazë të principit “vjen i pari, shërbehesh i pari”. /koha.mk

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share