Main Menu

Gostivar, sulmohet profesori i gjimnazit me dorezë boksi të hekurt

Një profesor i Gostivarit ka përfunduar në spital të Shkupit, pasi një i dyshuar e rrahu atë me “boks të hekurit”.

Viktimë e këtij sulmi ishte edhe një profesor tjetër, i cili ka marr lëndime më të lehta.

Ekipi i TV21 ka vizituar profesorin e sulmuar në klinikën e Shkupit dhe ka konfirmuar këtë ngjarje, ku të sulmuar janë dy profesorët e Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazi Gostivar.

Bëhet fjalë për profesorët B.K dhe D.I.

I sulmuari B.K. ka pësuar më rëndë nga ky sulm.

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari ka konfirmuar këtë incident për TV21.

Policia ndërkaq ende nuk është prononcuar për rastin, dhe as drejtori i shkollës.

TV21 ka siguruar fotografitë dhe pamjet nga sulmi që dyshohet se është kryer rreth orës 14h brenda shkollës.

Në pamjet që i janë dërguar TV21, shihet B.K. përgjakur pak minuta pas përfundimit të orës së tij të mësimit.

Përditësuar:

Në lidhje me rrahjen në Gostivarë me komunikatë për media doli Aleanca për Shqiptarët mes tjerash thonë: “Sot në Gostivar fatkeqësisht ndodhi ajo që në njëfarë mënyre dega e Aleancës për Shqiptare në Gostivar e paralajmëroi. Sot në mënyrë më brutale ka pas ndërhyrje nga ana e aktivistëve të BDI-së te cilët kanë hyrë në gjimnazin e Gostivarit në mënyrë banditeske dhe fizikisht I kanë sulmuar profesorët në vendin e tyre te punës. Te dy profesorët të lënduar si pasojë e këtij sulmi fizik për shkak të lëndimeve të mara gjenden të shtrirë në klinikën neurologjike të Shkupit” thuhet në komunikatën e Alencaës.

Kujdes fotografi me përmbajtje shqetësuese.





03 04

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share