Jakupi: Gostivari në Tetovë shkon për pikë maksimale

Një ndeshje shumë të rëndësishme e prêt Gostivarin, të shtunën, në Tetovë kundër Teteksit, në kuadrin e javës së 20-t në Ligën e dytë – perëndim.
Trajneri i skuadrës Mensur Jakupi thotë se shkojnë për rezultat pozitiv në atë ndeshje.

“Teteksi është ekip shumë i mirë posaçërisht kur luan në fushë të vet, megjithatë Gostvari shkon për të marrë pikë maksimale”, tha trajneri Mensur Jakupi.

“Edhe pse kemi përvojë shumë të hidhur me treshen e referëve në katër sezonet e kaluara, pasi në katër-pesë ndeshje na kanë dëmtuar, në Tetovë shkojmë të luajmë futboll. Shpresoj mos të përsëritën gabimet”, shtoi trajneri Jakupi.
Ndeshja Teteks-Gostivari do të luhet të shtunën në stadiumin me bar artificial në Tetovë me fillim prej orës 16:00, kurse do të gjykohet nga Bobi Velickov i Velesi dhe ndihmësit Manasievski dhe Novacev.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share