Rezultate të çmendura, Marseille & Salzburg përmbysin, Arsenal dhe Atletico OK

Marseille e nisi shumë keq ndeshjen e kthimit me RB Leipzig në Stade Velodrome duke pësuar një gol që në minutën e dytë pas rrjetës së Bruma, por brenda pjesës së parë ka përmbysur gjithçka me autogolin e Ilsanker dhe golat e Sarr dhe Thauvin. Pas pushimit ishte Payet ai që vulosi gjithçka me golin e mbrëmjes në minutën e 60’. Më pas vendasit e menaxhuan mirë ndeshjen duke kaluar me meritë në gjysmëfinale me fitoren 5-2.

Arsenal ka rrezikuar jo pak, por në fund ka barazuar 2-2 ndaj CSKA Moscow dhe arrin të kalojë në gjysmëfinale pasi ka fituar brenda në Emirates me rezultatin 4-1. Rusët shënuan dy herë me Chalov dhe Nababkin duke rritur shpresat për një përmbysje të madhe, por goli i Welbeck i veniti shpresat dhe Arsenal e kontrolloi mirë ndeshjen deri në fund duke gjetur edhe golin e barazimit me Ramsey në fund.

Pritej të ishte një ndeshje shumë e fortë megjithëse klubi i Sporting ka probleme të shumta të brendshme. Por në fushë gjithçka harrohet dhe fokusi është te ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Ishte Montero ai që shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 28’ dhe deri në fund takimi ishte në fije të perit por Atletico me mbrojtjen e hekurt arriti ta përballonte sulmin kundërshtar deri në vërshëllimën e fundi.

Rezultati më i pabesueshëm i ditës së enjte ishte padyshim ai i Salzburg dhe Lazio. Pas një ndeshje të qetë në pjesën e parë, spektakli filloi pas pushimit me Immobile që zhbllokon rezultatin. Në atë moment u duk sikur gjithçka kishte përfunduar, por katër gola të Dabbur, Haidara, Hwang Hee-Chan dhe Lainer përmbysën gjithçka duke i dhënë një biletë historike për në gjysmëfinale zviceranëve pas fitores 4-1.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share