Braktisja e Facebook-ut redukton nivelin e stresit

Duke e lënë Facebookun, në një kohë shumë të shkurtër ulet niveli i përgjithshëm i stresit.
Nuk është një numër i vogël i njerëzve që konsiderojnë një braktisje të plotë të Facebook-ut, duke fshirë heqjen e profileve në rrjetin social, pas skandalit të fundit me shkelje të privatësisë së përdoruesve nga kompania analitike Cambridge. Përveç kësaj, shkencëtarët argumentojnë se një masë e tillë mund të jetë shumë e mirë kur bëhet fjalë për shëndetin. Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Queensland ka treguar se duke e lënë Facebookun, në një kohë shumë të shkurtër ulet niveli i përgjithshëm i stresit. Nga një total prej 138 përdoruesve të këtij rrjeti social të përfshirë në vëzhgim, gjysma e tyre ndaloi përdorimin e Facebook-ut brenda një periudhe pesë-ditore. Hulumtuesit matën nivelet e hormoneve të kortizolit, të njohur si hormon i stresit, para dhe pas eksperimentit. Në bazë të këtyre matjeve, ata zbuluan se niveli i stresit patologjik u zvogëlua te personat që braktisën Facebook-un.
« Një gotë ujë esëll në mëngjes – përfitimet në organizëm (Previous News)
(Next News) Ju shqetësojnë dhe ju bëjnë nervoze zhurmat e vogla dhe të vazhdueshme? Ja nga çfarë vuani »
Related News

E verdha e vezës, përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore
Doktorët gjithmonë kanë pasur një debat për të verdhën e vezës. Disa thonë se është eRead More

Kujdes si gatuani me vajin e ullirit, shkakton kancer
Vaji i ullirit është një nga burimet më të mira të Omega-s, që të nevojitenRead More