Main Menu

‘Piratët e Karaibeve’, në krye të klasifikimit në kinematë amerikane

Me 62,1 milionë dollarë të mbledhura në fundjavën e parë të shfaqjes, “Piratët e Karaibeve- Hakmarrja e Salazar”, kapitulli i pestë i sagës së Disney me Johnny Depp, i kthyer në super formë nën petkun e Jack Sparrow, bën për vete klasifikimin e të ardhurave në kinematë amerikane.

Në vendin e dytë renditet “Guardiani della Galassia volume 2”, që arrin një shifër prej 20 milionë dollarë (19,9) në fundjavë, duke mbledhur në total 333 milionë dollarë.

Më pak bindës Baywatch, filmi i Seth Gordon me Dwayne Johnson dhe Zac Efron, që duhet të kënaqet me 18,1 milionë dollarë dhe vendin e tretë.

Ngjitet në vendin e katërt “Alien: Covenant”, me 10,5 milionë dollarë në fundjavë (57,3 në total).

Disney ia besoi regjinë e filmit “Piratët e Karaibeve”, dy kineastëve norvegjezë, Joachim Ronning dhe Espen Sandberg, kandidatë në 2013 për çmimin Oscar për filmin më të mirë të huaj. Në film këtë herë i keq është kapiteni Salazar (Bardem), shef i një anije marinarësh fantazmë të zhdukur nga trekëndëshi i Bermudës në bordin e anijes Silent Mary. Salazar kërkon hakmarrje në çdo pirat e mbi të gjitha mbi atë që ka kërkuar fundin e tij Jack Sparrow. E vetmja rrugë shpëtimi për Jack është të gjejë legjendarin Poseidone, që mund t’i garantojë posedimin mbi detin dhe Salazarin. Kapitulli i pestë i këtij filmi ka kushtuar 320 milionë dollarë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share