Main Menu

‘Despacito’ thyen rekordin, arrin 5 miliardë klikime

Kënga ‘Despacito’ ka thyer të gjitha rekordet, duke lënë pas edhe talentet më të mëdhenj të muzikës botërore. Hiti i portorikanëve, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, është kënga me më shumë klikime e të gjitha kohërave në kanalin e famshëm të videove, YouTube.
‘Despacito’ ka arritur të marrë plot 5 miliardë klikime në YouTube, duke thyer kështu rekordin e radhës dhe duke shënuar një tjetër sukses.
Por nuk mbaron këtu, ajo është edhe kënga më e shitur dhe më e parë në streaming, ku qëndron dhe kënga më e dëgjuar.Në klasifikimin e klikimeve në Youtube, ‘Despacito’ ka lënë me diferencë pas “See You Again” e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth që ka marrë 3.49 miliardë shikime, ndërsa në vendin e tretë është “Shape of You” e Ed Sheeran me 3.41 miliardë klikime.
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share