Main Menu

Komedia “Volpone” nesër në Gostivar

Nesër(e premte) me fillim prej orës 20:00, në Qendrën për Kulturë në Gostivar do të shfaqet ,shfaqja “Volpone” e Teatrit të Tetovës në regji të Sulejman Rushitit.

“Volpone” nëpërmjet aktorëve Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Argjend Hasani, Hasim Memishi, Shkumbin Zeqiri, Berat Saliu, Sami Mustafa, Linda Shabani dhe Elmedina Ameti do të trajtojë çështjen e lakmisë, grykësisë së njerëzve. “Volpone” paraqet komedi që shpërfaq aktorë me tipare kafshërore e që humbasin arsyen nga dashuria për të gllabëruar, për të grabitur.

Aktorët e “Volpone”-s në skenë do të shfaqen me ndihmën e tekstit të përkthyer nga Artur Lena, me asistent regjie të Linda Shabanit dhe me kostumet e përgatitura nga Ines Golja.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share