Main Menu

Taravari: Spasovski ka kërcënuar dhe frikuar këshilltarët e komunës

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në emisionin në Tv Globi, ka deklaruar se Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski një ditë para se të votohet Këshilli i Komunës, ka qenë në qytet dhe i ka kërcënuar një pjesë të këshilltarëve, që të njejtit mos të votojnë për propozim për kryetar të këshilit të Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët.

Ai akuzon se i bëjnë obstruksione partitë në pushtet LSDM dhe BDI, me qëllim që mos të jetë i suksesshëm në menaxhimin e Komunës.

“Mos tju shkon mendja ta përmbani Arben Taravarin, edhe unë i kam parë porositë që i janë dërguar Kashmirit funksionarë të lartë të cilët tani janë Ministra të LSDM-së, në kuptimin mirë ia bëre, e bllokove, kjo është një punë e madhe. Këto porosi kur i pamë u ndjemë shumë keq”, tha Taravari.

“Kur erdhi koha për të zgjedhë Kryetarin e Këshillit të Komunës ne patëm 16 këshilltarë të sigurt të cilët do të kishin votuar. Kështu i vlersuam, me Kashmirin u dakorduam që një ditë para tu ndihmohet për disa kërkesa të tij për komunitetin rom, dhe ai të na përmbanë”, deklaroi Taravari.

Ai gjithashtu theksoi se Ministri për Punë të Brendshme ka shtetitur në Gostivarë dhe ka takuar këshilltarët një nga një, iu ka kërcënuar dhe frikuar, dhe të nesërmen ndodhi zgjedhja e dhunshme.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share