Main Menu

Filloi aksioni për sanimin e rrugëve

Ndërmarrja Publike “Komunalec” me mbështetje të Komunës së Gostivarit, ka filluar aksion një aksion të gjerë për sanimin e gropave goditëse nëpër rrugët e qytetit.

“Pas motit me reshje të shumta të shiut dhe borës të cilat kapluan territorin e komunës së Gostivarit, rrugët kanë pësuar dëmtime të shumta, respektivisht janë paraqitur të ashtuquajturat gropa godiëtse në asfalt. Tani kur më moti është përmirësuar dhe ekzistojnë kushte të volitshme për punë ndërtimore, kemi filluar me një aksion të gjerë për mbushjen e gropave nëpër të gjitha rrugët e dëmtuara, duke u dhënë prioritet rrugëve më kryesore dhe më të frekuentuara”, thotë drejtori i NP Komuanlec“, Isak Lazami.

Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë se, brenda vitit do të sanohen dhe do të rikonstruktohen disa rrugë të qytetit dhe rrugë lokale të cilat janë më të dëmtuara.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share