Main Menu

Kessie: Do ta mposhtim Juventusin

Franck Kessie ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen e ardhshme të Milanit që zhvillohet të shtunën ndaj Juventusit në kuadër të Serie A.

Ndeshja ka rëndësi të madhe për të dyja palët, pasi Juve kanë nevojë për fitore për të qëndruar në krye të Serie A, kurse Milanit i duhet fitorja për të ndjekur rrugën ‘Champions’.

“Ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë, do shkojmë për fitore edhe ndaj Juventusit”, tha mesfushori për Sky Sport Italia.

“Ne duam tre pikët. Juventusi është një ekip i mirë dhe do të jetë një lojë shumë e vështirë, por do të shkojmë në Torino për të luajtur lojën tonë dhe për të sjellë në shtëpi tre pikët”.

“Parashikimi? 0-2 për ne dhe unë shënoj”, përfundoi Kessie.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share