Main Menu

Skandali Facebook, 72.5 % e shqiptarëve përdorues të rregullt, të shtatët në Europë

Skandali Facebook për përdorimin e paautorizuar të të dhënave personale të individëve gjatë vitit 2016, që mendohet se janë përdorur në favor të fushatës presidenciale të Donald Trump në SHBA, ka vënë në lëvizje shtetet që të nisin zyrtarisht hetimet. Edhe pse kompania e akuzuar “Cambridge Analytica” mohon se ka shkelur ligjet apo të ketë abuzuar në punën e saj, shtete në mbarë botën po përpiqen të zbulojnë se në çmasë janë marrë e përdorur të dhënat.

Sipas Internet World Stat, shqiptarët kanë Facebook si rrjetin e tyre social të preferuar. Shifrat tregojnë se për vitin 2017, ndër 1,932,024 përdorues të internetit, 1,400,000 janë përdorues të një llogarie Facebook. E shprehur në përqindje, kemi të bëjmë me rreth 70-80 % të shqiptarëve si përdorues të rrjetit social të famshëm të themeluar nga Mark Zuckermberg.

Përkatësisht, 72.5% e shqiptarëve, të renditur të 7-tët në Europë dhe të 2-tët në Ballkan, pas malazezëve.
Krahasuar me fqinjët rajonalë, përqindja më e madhe e përdoruesve të Facebook ndodhet në Shqipëri dhe Malin e Zi, ashtu sikurse edhe në Bullgari. Ndërsa Maqedonia, Greqia, kanë rreth 60-70 % të përdoruesve në popullatë, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia kanë nivel më të ulët përdorimit, rreth 50-60%.

Në spektrin europian, Rusia dhe Bjellorusia kanë më pak përdorues, 0-20 %, por që kjo lidhet edhe me aksesin e lejuar dhe censurën nga shteti. Ukraina po ashtu ka pak përdorues, 20-40%. Në nivelin më të lartë, në të cilin edhe shqiptarët gjenden, bën pjesë edhe Irlanda, Britania dhe Portugalia. Nën gjysmën e popullsisë që e përdorin këtë rrjet janë gjermanët, polakët, zvicerianët, austriakët, letonezës dhe çekët.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share