Ermali dhe Ledri arrijnë sukses të madh në Zvicër me projektin e ri

Pak ditë më parë, Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula publikuan remiksin e këngës ‘Fshatarja ime’ që erdhi si dhuratë në 50 vjetorin e karrierës së Sabri Fejzullahut.

Kjo këngë, ndonëse pa videoklip u pëlqye shumë dhe po dëgjohet me të madhe. Por, në Youtube po prin kjo këngë në Zvicër duke u dëgjuar në masë të madhe.

‘Fshatarja ime’ në versionin remix është e para në shtetin helvetik dhe lajmin e ka bërë të ditur Ermali përmes një postimi në rrjete sociale.

Ledri dhe Ermali befasuan të gjithë me videoklipin e tyre të ri të publikuar së fundmi.

Ledri madje pritet që të publikojë album gjatë këtij viti duke pushtuar tashmë skenën me pesë videoklipe.

Ermali nga ana tjetër përjetoi koncertin e 50 vjetorit të karrierës së babit të tij, Sabri Fejzullahut.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share