Main Menu

Stuhia diellore do të godasë tokën, mund të mbetemi pa energji

Ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim i madh në atmosferën e diellit dhe grimcat e ngarkuara nga ky shpërthim tani janë rrugës drejt planetit tonë.

Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve të ekuinoksit” në fushën magnetike të Tokës, të cilën disa shkencëtarë besojnë se ndodhin çdo vit rreth ekuinoksëve të 20 Marsit dhe 23 Shtatorit.

Këto çarje dobësojnë mbrojtjen natyrore të planetit tonë kundër grimcave të ngarkuara dhe mund të lënë fluturimet dhe sistemet GPS të ekspozuara ndaj stuhisë.

Grimcat magnetike të ngarkuara nga stuhia diellore mund të ndërhyjnë me makineritë në orbitën e Tokës, si dhe në sipërfaqen e planetit, të tilla si sistemet GPS apo edhe sinjalet radio. Ato gjithashtu mund të kërcënojnë linjat ajrore duke turbulluar fushën magnetike të Tokës. Por mund të krijojnë edhe shkëndija elektrike që mund të djegin aparaturat që sigurojnë furnizimin me energji.

1-137 2-114 3-110 4-99

Share


(Next News) »



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share