Main Menu

Shoqata Ilirida te familja Uzairi në Gostivar : Në dhomën e vogël shuhet ëndrra e madhe e Hasijes së njomë

Varfëria godet me gjithë forcën.Shoqata Humanitare Ilirida kësaj rradhe ka gjetur një tjetër rast të dhimbshëm duke sensibilizuar opinionin për t’u thënë njerëzve që kanë zemër të madhe se nuk mund ti shohim si perëndojnë dy fëmijë të vegjël, të braktisur .Janë dy fëmijë dhe një familje në Gostivar, më saktë familja Uzairi që ka nevojë për një strehim, për fëmijë që duan ta vrasin urinë, të ndjejnë qoftë edhe njëherë të vetme se janë qenie njerëzore që meritojnë të jetojnë si gjithë ne.Përse ky fat i keq ka goditur dy engjuj , lotët e të cilëve të vrasin , të këpusin shpirtin derisa i sheh se sa të varfër janë, sa të braktisur ndjehen .Përse ne duhet ti shohim si ata janë dorëzuar?!Shteti moti i ka braktisur, por të paktën ne jo.

Familja Uzeiri në Gostivar ka mbetur në udhëkryq fatesh .Fëmijë që janë të braktisur dhe që nuk kanë askënd që ti përkëdhelë, ushqejë, rritë me dashuri si gjithë të tjerët .

Barishe Uzeiri një nënë e vetme me dy fëmijët e saj Asijen 8 vjeçe dhe Bertanin 3 vjeç jetojnë të braktisur nga babai i tyre tash e tre vite.

Ata jetojnë në një dhomë te huaj ,shumë e vogël që të zen frymën . Ata ndodhë shpesh të shkojnë të flejnë të uritur .Kanë një nënë që s’mund të përkujdeset sepse ka problem me të folurit dhe invaliditet në dorën e djathtë.

Ata kërkojnë një strehim, vetëm një dhomë dhe një banjo asgjë më shumë.

është tepër e dhimbshme kur sheh fëmijë që qajnë dhe kërkojnë të ushqehen, kërkojnë një vend për tu strehuar sepse në një dhomë të vogël shuhen ëndrrat e tyre të mëdha.Ata fëmijë një ditë do rriten dhe Zoti do tu jep fatin si gjithë të tjerët sepse i gjithëfuqishmi asnjëherë nuk ua këput shpresat njerëzve, por sot ata janë keq.Ata duhet të vazhdojnë të rriten.
Shoqata Ilirida ka sensibilizuar këtë rast të familjes Uzairi dhe përmes videos ata rrëfejnë gjithë historinë e tyre të trishtë, pot makth, plot zbrazëti, plot mjerim.

T’u ndihmosh këtyre rasteve është gjëja më madhështore që mund të bëjmë gjithësecili.Ne s’mund të shikojmë dhe të gjykojmë se kush është përgjegjës tu ndihmojë këtyre fateve të këputura, në thjeshtë duhet të ndihmojmë të krijojnë folenë e tyre, ëndrrat e tyre që nuk guzojnë të shuhen dhe të vdesin.

Shoqata Ilirida u ka bërë apel gjithë bamirësve, gjithë njerëzve human që Hasija e Vogël me vëllanë të vazhdojnë ritmin e jetës./Urim SALIHU

Donacion për #BarisheUzeiri

=====për denar të #Maqedonisë=====

Xhiro llogaria:

SHHK ILIRIDA SKOPJE
NLB TUTNSKA BANKA
210071773210171

===== Dhe për ju #diaspora heroike =====

Shoqata Humanitare Kulturore ILIRIDA

NLB Tutunska Banka AD Skopje
Mother Teresa 1, Macedonia
IBAN: MK07210722000063020
BIC: TUTNMK22

Falëminderim nga staffi i shoqatës.

+389 70 537 483 Viber, WhatsApp

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share