Main Menu

Aksidentohet një këmbësor në qytetin e Gostivarit

Një këmbësor 17-vjeçar është lënduar rëndë sot rreth orës 10:30 në Gostivar kur atë e goditi automjeti “Folksvagen xheta”. Për shkak të peshës së lëndimeve, nga spitali i Gostivarit ai është dërguar në Qendrën klinike të Shkupit.

Policia informoi se sot rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “JNA” dhe “Vëllezërit Ginovski” në Gostivar, automjeti “Folksvagen xheta” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.I. (38) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ka goditur këmbësorin 17-vjeçar nga Gostivari.

Këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ofrimit të ndihmës mjekësore në spitalin e Gostivarit, është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share