Main Menu

Kupa, Shkëndija – Renova kryendeshja e 1/2 finales

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Shorti deshi që në këtë fazë të garave të përballen dy skuadrat tetovare Shkëndija dhe Renova. Të dyja këto skuadra duan që të shkojnë në finale.

Nesër është një festë për Shkëndijën, sepse është një derbi i madh mes Renovës dhe Shkëndijës. Derbi shqiptar të themi dhe mendoj se do jetë një ndeshje e vështirë. Është derbi i gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë dhe mendoj se nesër do të fitojmë dhe të kënaqim publikon tonë të Shkëndijës.– thotë Egzon Bejtullahu, Futbollist i Shkëndijës.

Për skuadrën nga Xhepçishti, rruga e kualifikimit në eliminatoret e Liga Evropës është më e shkurtë përmes këtyre garave.

Është ndeshjen në të cilën Shkëndija, është favorit edhe atë favorit i madh në përballjen kundër neve. Jan në formë të mirë. Ne për të eliminuar Shkëndijën, duhet të zhvillojmë dy ndeshje perfekte. Do thoja pa gabime dhe të kemi shumë fat. – tha Fisnik Nuhiu, Futbollist i Renovës

Si Shkëndija ashtu edhe Renova nga një herë e kanë fituar këtë trofe, me atë që “kuqezinjtë”, kësaj radhe janë në kërkim të kualifikimit në finalen e pestë. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, në Manastir do të përballen Pelisteri dhe Akademia Pandev. Të dy takimet do të nisin në ora 14:00. FFM-ja ka parashikuar që ndeshjet e kthimit të luhen më 11 prill, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 9 maj.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share