Main Menu

Ariana Grande ka një mesazh për fansat

Ariana Grande ka inkurajuar fansat e saj që të jenë të mirë ndaj vetes, kjo pasi disa prej tyre kanë mbuluar fytyrat në fotografitë me këngëtaren.

Grande ka shkruar në Instagram se ka tejet dëshirë të takojë fansat e saj, mirëpo e bën të ndjehet keq kur ata vendosin emoji nëpër fytyrat e tyre kur i postojnë fotografitë nëpër internet.

“Ju më dhuroni aq shumë dashuri.. ju e meritoni të tregoni të njëjtën për veten tuaj” ka thënë këngëtarja.

Komentet e 24 vjeçares kanë bërë që shumë fansa të postojnë selfie me mbishkrimin #SelfiesForAriana.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share