Main Menu

Zaev: Njëqind milionë euro shtesë para për komunat

Në hapësirat e ndërtesës administrative të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë (BNJVL), zyrtarisht është firmosur marrëveshje midis Ministrisë për transport dhe lidhje dhe BNJVL për transferimin e të drejtës së shfrytëzimit afatgjatë, menaxhimit dhe zbatimit të sistemit informatik: www.gradezno-zemiste.mk.

Por kryeministri Zoran Zaev tha se dëshirojnë që ta realizojnë Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, që nënkupton njëqind milionë euro shtesë para për komunat .

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski dhe kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe dy nënkryetarët e BNJVL-së: Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit dhe Mitko Jançev, kryetar i komunës së Kavadarit.

Bëhet fjalë për dorëzimin e infrastrukturës harduerike dhe programit softuerik që do t’i zbatojnë të gjitha procedurat e përcaktuara me Ligjin për tokë ndërtimore, respektivisht që dedikohet për tjetërsim dhe dhënie me qira të tokës së pandërtuar, pronësi e Republikës së Maqedonisë.

Ky softuer u përpilua nga Ministria për transport dhe lidhje, ndërsa në vitin 2016, i njëjti u avancua konform ndryshimeve të reja ligjore, ku përfaqësuesit e BNJVL-së morën pjesë aktive. Deri më tani sistemin elektronik e shfrytëzojnë 46 komuna, të cilat kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe kanë fituar të drejtën të menaxhojnë me tokën e pandërtuar ndërtimore, pronësi e Republikës së Maqedonisë. Në komunat tjera, procedurat për këtë tokë i mban Ministria për transport dhe lidhje.

Përveç BNJVL-së dhe MTL këtë sistem do t’a shfrytëzojnë edhe organe tjera shtetërore të administratës, organet inspektuese, noterët dhe organe tjera konform dispozitave pozitive ligjore dhe nënligjore.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share