Main Menu

Institucionet asnjëherë nuk kanë reaguar për keqpërdorimet e partive politike

Petar Todorovski, nga Transparency International, në emisionin “VOX” të TV Shenja, ka folur për zbulimin e keqpërdorimit të parave publike në financimin e partisë politike BDI, transmeton gazeta Lajm.

“E gjithë procedura filloi kur lexuam një artikull në media. Në periudhën para-zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016. Ndërmarrja e Transportit Publik-Shkup, I ka mundësuar Bashkimit Demokratik për Integrim, të përdorte autobusë për t’i sjellë mbështetësit e saj në tubim. Ne donim ta hetojmë këtë, për të përcaktuar nëse partia e kishte raportuar këtë. Si shpenzim gjatë periudhës para- zgjedhore dhe konstatuam, se kjo ishte në të vërtetë përpara fushatës dhe jo pas kësaj. Ne gjithashtu gjetëm se BDI nuk i ka paguar ato autobusë , por pagesa ishte bëre nga një person tjetër. Pastaj pritëm të përgatiten raportet e Zyrës Shtetërore të Revizionit , të cilit i referohen parave të shpenzuara nga partitë politike. Për qëllimet e tyre dhe atje, së pari vumë re se emri I këtij personi , i cili pagoi autobusët e BDI-së , nuk qëndronte në mesin e donatorëve dhe gjëja tjetër që kemi vërejtur është ajo se edhe disa ndërmarrje publike shfaqen si donator të partisë . Kjo ishte në maj të vitit 2017. Menjëherë pas kësaj ne e informuam Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili u përgjigj rreth 3 javë më parë dhe në veçanti, për personin që pagoi autobusët, ne nuk morëm asnjë përgjigje prej tyre. Ndërsa për një pjesë të individëve dhe firmave që dyshohet se kanë paguar para në llogarinë e BDI-së , na informuan se kanë filluar një procedurë dhe se për këtë kanë informuar Prokurorinë Themelore Publike, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm” deklaroi Todorovski .
Ai tregoi për problemet që janë hasur gjatë hulumtimit të tij. Todorovski ka punuar vetëm në hulumtimet e fundit për financimin e BDI-së.

“Nga ajo që më kanë treguar kolegët e mi, që janë një kohë të gjatë në Transparency, unë e di se në financimin e BDI-së , i njëjti problem është hasur edhe më parë. Institucionet edhe më herët kanë qenë të informuar, megjithatë kurrë nuk kanë reaguar. Kjo është hera e parë që reagojnë lidhur me kësi lloj pretendimesh, se paratë e ndërmarrjeve publike paguhen në llogarinë e BDI-së”, u shpreh Todorovski.
“Ne e informuam Komisionin Shtetëror për Korrupsion , i cili është përgjegjës për zbatimin e këtyre ligjeve dhe ata gjetën se disa nga pretendimet janë ndoshta të vërteta dhe për këtë e informuan Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, e cila duhet t’i shqyrtojë më tutje dhe të veprojnë mbi to, mund ti refuzojë apo të paraqesë aktakuzë. Nëse ndodh që të paraqesë një aktakuzë, mendoj se do të jetë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit “ përfundoi ai.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share