Main Menu

Përdorimi i çajit të gjelbër dhe mjaltit për pastrimin e akneve

Është vërtetë mahnitëse!

 Nëse mjalti funksionon shumë mirë për trajtimin dhe parandalimin e akneve dhe pirja e çajit të gjelbër ndihmon në shkëlqimin e lëkurës, atëherë çfarë mund të ndodhë kur të kombinoni këto dy përbërës të mrekullueshëm?

Hilda Robles, një vajzë që ka sfiduar aknet e saj, tregon se ka përdorur çaj të gjelbër dhe mjaltë, gjë që i ka ndihmuar shumë akneve të saj cistike. Ajo thekson faktin se ndoshta kjo rutinë nuk iu ndihmon të gjithëve por që fotot e saj para dhe prapa tregojnë se ia vlen të provoni këtë recetë. Dallimi është mëse i dukshëm!

Gjatë një interviste të saj me Allure, ajo zbulon se pi çaj të gjelbër tri herë në javë. Por përveç kësaj, ajo potencon faktin se i përmbahet një maske anti-akneve duke përdorur gjethet jeshile të çajit dhe mjaltë të papërpunuar, duke krijuar kështu një pastë si dhe duke e aplikuar në fytyrë me kohëzgjatje minimum 30 minuta.

Për rutinën e saj për pastrim të përditshëm, ajo pastron fytyrën me një pastrues prej qymyr druri për të hapur poret deri në largimin e pikave të zeza dhe akneve.

Më pas, ajo kompleton rutinën e saj me një hidratues jo-komedogjenik.

Pasi lëkura e saj u përmirësua dukshëm, ajo filloi të zbusë lëkurën e saj me një toner me bazë ujë trëndafili. Ky toner i ka ndihmuar në balansimin e prodhimit të yndyrës lëkurore dhe se e përdor në bazë të rregullt./femra.net

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share