Main Menu

Sazan Kimbo Memedi: Dua titullin e botës dhe do e arrij me punë

Kikbokseri tani më i njohur shqiptar, Sazan Kimbo Memedi, i cili me prejardhje është nga Debreshi i Gostivarit dita ditës po i realizon synimet e tija në karrierë, por nuk po mungojnë edhe dëshpërimet ku rasi i fundit ishte në fundjavë kur iu morr fitorja nga gjyqtarët kundër serbit Branko Kojlic. Kimbo në një intervistë ekskluzive për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” tha se synimi i tij është që të shpallet kampion i botës dhe këtë mendon ta arrij me shumë punë së bashku me trajnerët e tij të klubit  BROTHERS GYM.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport

Memedi: Fillimet e mia në KIK BOX ishin qysh nga mosha 13 vjeçare, ndonëse edhe nga natyra jam tip luftarak kjo ishte edhe arsyeja pse un fillova me këtë sport.

ArenaRing: Në cilin klub u regjistruat dhe kush janë trajnerët e tu ?

Memedi: Klubi ku un u regjistrova dhe vazhdoj të stërvitem është BROTHERS GYM me dy Vëllezërit  Frizur dhe Besart Abduli, kurse futja ime në ring për herë të parë ishte pas 1 viti ushtrimesh intensive. Ndeshjen e parë e zhvillova ne Ticino (Tesin) të Zvicrës, ishin ato emocionet se si do shkoj ndeshja meqë ishte e para ne karrierën time, mirëpo maturia ime rezultoi suksesshëm.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj

Memedi: Fillimi i çdo karriere kuptohet është i vështir gjatë asaj kohe isha i angazhuar edhe në mësime të Zanatit tim, mirpo mundi dhe sakrifica besoj qe ka filluar të më shpërblehet.

ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton

Memedi: Ky sport është i zhvilluar mjaftueshëm, por jo aq sikurse në Thailand apo Holandë por shpresoj që një ditë të jemi në rangun e njejt me këto dy shtete.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Memedi:  Sukseset e mia ku un synoja filluan ne vitin 2014/2015/2016 ku  mbizotëroja titullin Kampion i Zvicrës në kategorinë e rëndë. Tani kam edhe një titull Kampion Evrope poashtu në kategorinë e rënd.

ArenaRing: Si u ndihet pas fitores së sigurt që ua morën në Lucern ndaj serbit Branko Kojlic ?

Memedi: Humbja është pjesë e sportit dhe duhet me marë mësim. Mirëpo humbjen qe ma bën mua ishte e padrejtë dhe ajo dhemb shumë. Është e pamundur te fitosh me pik në shtëpinë e organizatorit dhe kundra një Luftar të organizatorit, këtë e dëshmuan në Luzern. Kurse unë dhe të gjithë publiku prisje të shpallem fitues i këtij dueli!! Sidoqoftë unë kërkoj revansh në një Ring neutral dhe gjyqtarë të pavarur! Ju falënderoj nga zemra që më përkrahni edhe në këto momente të vështira dhe ende besoni ne kualitetin tim kurse ata që me shajnë dhe me fyejnë tregojnë nivelin e vet ku janë dhe i kisha lut mu fut vetëm një herë në Ring. Më vjen shumë keq që ju kam zhgënjyer por edhe vet jam i zhgënjyer nga gjyqtaret.

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ?

Memedi: Synimi im për të ardhmen është Kampion Bote.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Memedi: Familja më ka përkrahur në çdo hapë timin dhe vazhdojnë t‘më japin shtytje dhe kurajo.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Bashkëpunime nuk kemi aq shumë por kam raporte të mira me gjithë sportistët si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë e Shqipëri

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Memedi: Si ndjenjë me e mirë për mua është kur i gëzoj Bashkatëdhetart e mi me fitore si dhe reprezentimi i flamurit  Kuq e Zi.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Memedi: Ndërsa ajo më e keqja humbjet e padrejta.

 

Share


(Next News) »



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share