Main Menu

Tre të lënduar në dy aksidente në rrugën Hanet e Mavrovës-Dibër

Tre persona janë lënduar në dy aksidente të veçanta që kanë ndodhur dje në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër, informojnë nga SPB Tetovë.

Në aksidentin e parë që ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit me fshatin Vërbjan, automjeti “seat toledo” i drejtuar nga B.K nga Dibra, për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga, ndërsa lëndime kanë marrë dy bashkëpasagjerë, ku njëri prej tyre është mbajtur në spitalin e Gostivarit.

Mbrëmë rreth orës 19:30 B.J nga Gostivari,  duke udhëtuar  në rrugën Hanet e Mavrovs-Dibër me makinën “Opel Corsa”, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi metalike. Shoferi i lënduar nga automjeti i dëmtuar është nxjerrë me intervenimin e zjarrfikësve dhe më pas është dërguar në klinikat e Shkupit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share