Main Menu

Si gënjejnë femrat në rrjetet sociale

Meqënëse miqtë virtualë nuk mund të të shohin, ju mund të thoni absolutisht çdo gjë për veten tuaj. Zbuloni se cilat janë gënjeshtrat më të mëdha që thonë femrat në internet.

“Romanticizmi”

Një femër që deklaron mbi romanticitetin e saj të pashërueshëm është me shumë mundësi ajo që nuk ka pasur kurrë ndonjë lidhje romantike, sepse jeton në botën e saj. Kjo për shkak të filmave romantikë që këto femra ndjekin vazhdimisht. Një femër e tillë në fakt dëshiron të ketë princin e kaltër që nuk mund ta gjejë tek meshkujt e zakonshëm.

“Sociale dhe shumë miqësore”

Por qëndroni larg! Një femër që duket e tillë në rrjetet sociale, nuk e përmend faktin qe sillet në këtë mënyrë vetëm me njerëzit që ajo zgjedh dhe zakonisht me ata që ka interes. Nëse një mashkull do të përpiqet të flasë me të, ajo do të sillet me indiferentizëm, ndaj qëndrojini larg.

“Nuk më pëlqejnë njerëzit falsë ”

Njeriu i padëshiruar që hedh gurin e parë! Një femër që thotë gjëra të tilla, me siguri është gënjyer në shumë raste prandaj tanimë ka krijuar problem me vetëbesimin dhe besimin te të tjerët. Më tej, për shkak të këtyre problemeve, bëhet dhe vetë false, duke qënë thjesht një imazh i asaj që dëshiron të jetë.

Publikon vetëm foto ku duket mirë

Të gjithë jemi bërë falsë me zhvillimin e rrjeteve sociale dhe çdokush që poston foto, zgjedh sigurisht atë ku ka dalë më mirë. Një femër, kujdeset më shumë për këtë pjesë sepse nuk do kurrë tí tregojë botës, fytyrën e saj më pak të bukur. Gjithsesi këto femra ndonjëherë ndihen fajtore që nuk duken aspak të bukura në jetën e përditshme.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share