Normalizohet komunikacioni rrugor në Maqedoni

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se është shfuqizuar ndalimi për lëvizjen e automjeteve të mallrave në kalimin malor në Strazhë, Kodrën e Diellit, në rrugën Resnjë-Ohër, përmes Bukovës dhe në pikën kufitare “Qafëthanë”.

Komunikacioni është i normalizuar në Gjavatë dhe Preskë. Për shkak të një orteku të dëborës në rrugën Mavrovë-Dibër, i gjithë komunikacioni u ndërpre nga ora 06:00.

Për shkak të heqjes së gurëve të rënë nga malet në afërsi të fshatit Istibanjë, komunikacioni në rrugët Koçan-Kamenica Maqedonase është i bllokuar. Shfrytëzohet rruga alternative Koçan-Vinoca-Dragobrashta-Biglla-Kamenica Maqedonase.

Sipas informacioneve të reja, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagështa, në pjesët më të larta ka ende mbetje të dëborës pas ndërhyrjes së shërbimit rrugorë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share