Main Menu

Ekipe të EVN Maqedoni në terren për të rivendosur rrymën në fshatrat e rajonit të Rekës

Terrenet jo të qasshme dhe moti i keq e vështirësojnë punën e ekipeve, të cilat në terren i mënjanojnë defektet e rrjetit elektrik, prej të cilave pa rrymë janë më shumë fshatra nëpër luginën e Radikës dhe rajonit të Mavrovës.

Sipas informatave të para, defektet kanë ndodhur në largpërçuesin 30-kilovoltësh, prej të cilit me rrymë furnizohet komuna Mavrovë-Rostushe.

“Përveç fshatrave në rajonin e Rekës, ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në fshatrat Mavrovë dhe Niqiforovë. Problemet kanë ndodhur me orteqet në rajon. Probleme shtesë krijoi edhe bora e lagësht e cila është ngjitur tek përçuesit dhe ka shkaktuar këputje të kabllove. Prej në mëngjes ekipe të EVN-së Maqedoni janë në terren dhe punojnë në vendosjen e furnizimit të rregullt”, deklaroi për MIA-n, Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN Maqedoni.

Kovaçeski theksoi se ekipet ballafaqohen me vështirësi për të arritur tek vendi i defekteve, për shkak të borës së madhe, por po bëhen përpjekje dhe janë angazhuar mjete dhe njerëz shtesë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share