Rizgjidhet drejtori i RTVM-së, refuzoi të publikonte “bombat” e Zaevit

Bordi udhëheqës i Radio Televizionit të Maqedonisë ka mbajtur një seancë për drejtor të ri ekzekutiv, ku është rizgjedhur i njëjti që është në funksion nga 2012, Marjan Cvetanovski, ndërkaq për zëvendës të tij, gjithashtu është rizgjedhur, Harun Ibraimi.

Cvetanovski do të mbahet mend si drejtor i shërbimit publik i cili para tre vjetësh refuzoi të publikojë përgjimet e paligjshme të ashtuquajtura “bomba” e Zoran Zaevit, i cili atëherë e udhëhiqte opozitën me projektin “E vërteta për Maqedoninë”.

Cvetanovskit mandati i skadon në mars të këtij viti. Këtë funksion ai e kryen prej dy mandatesh, nga vitit 2012, dhe ky mandatë për të është i treti.

Sipas konkursit, duhej të dorëzonin program për punën e RTVM-së për tre vjet dhe të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në komunikologji, gazetari, komunikime elektronike, informatikë, kulturë, ekonomi ose drejtësi. Mandati i drejtorit dhe zv/drejtorit të ri të RTVM-së do të zgjatë tre vjet me mundësi për rizgjedhje.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share